Shumë lagje të stërmbushura me mbeturina, qytetarët ankohen|Video
Valjete Shala RTK
Që nga e hëna punëtorët e Kompanisë “Pastrimi”, kanë hyrë në grevë. Andaj, as sot nuk është kryer shërbimi i grumbullimit të mbeturinave. Si pasojë, mbeturina të shumta janë parë në kryeqytet, derisa qytetarët po ankohen.
Si pasoje e grevës se punëtoreve të “Pastrimit”, shumë kontejnerë në Prishtine dhe jo vete, janë të stërmbushur me mbeturina.
Qytetarë shprehen të pakënaqur me gjendje e kontejnerave në lagjet e tyre. Madje thonë se për shkak të mbipopullimit edhe në ditë të zakonshme, ka mbeturina të shumta.
Situatë e njëjtë ishte edhe në shumë lagje të kryeqytetit.
"Me duket pak shqetësuese është mirë të bëhet një zgjidhje sa me e shpejte”, tha një qytetare.
Edhe këtë të martë shumë punëtorë ishin në oborr të kompanisë. Përderisa në qytet kontejnerët ishin të mbushur, kamionët ishin të zbrazët. Nga Sindikata e punëtorëve të Kompanisë “Pastrimi” thanë së kërkesat vazhdojnë të jenë të njëjta.
”Kërkesat tona janë që punëtori fizik që merr rrogë 330 euro të ju bëhet 400 gjithsej në total 55 mijë euro. Ne bazohemi me kontratë që është ripërtërij me komunën, vlera është diku mbi 100 mije euro dhe kërkesat tona mbulohen me këtë shumë",tha Labinot Makolli- nënkryetar I Sindikatës së Punëtorëve.
Sipas tij, pas një takimi që kishin gjatë së martës më zyrtarë të Komunës së Prishtinës, këta të fundit kishin përkrahur kërkesat e tyre. Por, thotë se po presin tashmë vendim nga Bordi i Kompanisë. Kurse bordi deri tash nuk ka marrë ndonjë vendim. Megjithatë, kompania zotohet se muajt e ardhshëm do të ketë ngritje të pagave në bazë të mundësive të krijuara.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se po i vendosin vendosur të gjitha mundësitë që i kanë për ta menaxhuar situatën dhe larguar sa më shpejt mbeturinat.























