07:15 / 15.03.2023
218 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 218.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të reja me Covid-19, nga 128 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa është shëruar 1 person, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,445 raste, kanë vdekur 3,211 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270, 016, njofton Ministria e Shëndetësisë.