Guardiola për Haaland: Nëse i thyen të gjitha rekordet do të mërzitet
BKT
Sport

Guardiola për Haaland: Nëse i thyen të gjitha rekordet do të mërzitet

B. H. / RTKlive

Erling Haaland shënoi pesë gola kundër Leipzigut në triumfin 7-0 të Manchester Cityt dhe donte më shumë, edhe pse barazoi rekordet e Lionel Messit dhe Luiz Adriano me pesë gola në një ndeshje të Champions League.

Guardiola iu përgjigj në stilin e tij zërave se ai e zëvendësoi Haalandin për të mos thyer rekordin e Messit.

“Nëse i thyen të gjitha rekordet në moshën 22-vjeçare, do të mërzitet”, ka thënë Guardiola.