Syla: Mbretëria e Bashkuar e angazhuar për të ndihmuar FSK-në
BKT
Foto: Shemsi Syla/Facebook
Lajme

Syla: Mbretëria e Bashkuar e angazhuar për të ndihmuar FSK-në

M.Sh/RTKlive

I dërguari i presidentit të Dhomës së Tregtisë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës Brain Deane ka qëndruar në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Deane është pritur nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

“E falënderova për bashkëpunimin dhe ndihmën e përhershme nga Mbretëria e Bashkuar për vendin tonë dhe e konfirmuam se kemi në nivelin më të lartë bashkëpunimin bilateral ministror dhe atë të forcave të të dyja vendeve”, ka shkruar Syla në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, Brian Deane ka premtuar ndihmë në fushat e interesit të përbashkët dhe “është zotuar që do të angazhohet plotësisht të ndihmojë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”.


MË SHUME NGA Lajme