Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e QKMF-së në Shtime
BKT
Foto: MSH
Lajme

Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e QKMF-së në Shtime

RTKlive

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Vlera e këtij projekti është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky projekt, sipas njoftimit të MSH-së, është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor.

“Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Afati i realizimit të projektit sipas këtij memorandumi është paraparë të arrihet deri në vitin 2025, thuhet në njoftimin e MSH-së.


MË SHUME NGA Lajme