SHBA dhe Shqipëria, 32 vite më parë rivendosën marrëdhëniet diplomatike
ATSH
Si sot 32 vite më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë publikoi në rrjetet sociale një foto të momentit të nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në Uashington DC, i cili parashikonte hapjen e ambasadës përtej Atlantikut, në Shqipëri
“Pas 52 vitesh ndarje, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Muhamet Kapllani dhe ndihmëssekretari i Shtetit i SHBA-së, Raymond G.F. Seitz nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit në Uashington DC, i cili parashikonte hapjen e Ambasadës përtej Atlantikut, në Shqipëri”, shkruan Ambasada.
Ambasada publikoi edhe dy foto. Në njërën foto tregohet ministri i Jashtëm i Shqipërisë Muhamet Kapllani dhe ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Raymond G.F. Seitz në nënshkrimin e memorandumit në Uashington, më 15 mars 1991.
Në foton tjetër tregohet gazeta “News York Times”, e cila botoi një artikull mbi rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike më 16 mars 1991.