18:32 / 15.03.2023
Lobotka mbetet te Napoli deri më 2027
Uran Krasniqi / RTKLive
Stanislav Lobotka ka vazhduar kontratën me Napolin deri në vitin 2027. Gjithashtu klubi posedon një opsion për vazhdimin edhe për një vit tjetër.
Reprezentuesi sllovak është bërë një lojtar kyç për kryesuesit e Serie A, ku është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Napolit në kampionat dhe edhe në Ligën e Kampionëve.
Lobotka i ishte bashkuar klubit në janar të vitit 2020 nga Celta Vigo.
Futbollisti gjithashtu ka tre gola në dyzet e tre paraqitje për Sllovakinë.























