Gent deklason Instanbul Basaksehirin dhe shkon në çerekfinale
Sport

Gent deklason Instanbul Basaksehirin dhe shkon në çerekfinale

Uran Krasniqi / RTKLive

Një tregolësh i Emmanuel Orban për tre minuta ka bërë që Gent ta mposhtë Instanbul Basaksehirin dhe të kalojë në çerekfinale të Conference League. 

Ndeshja e sontme në Turqi, që ishte e dyta mes skuadrave, ka përfunduar me rezultatin 1-4. Ndeshja e parë në Belgjikë ishte mbyllur baraz 1-1. 

Sonte nuk ishte nata e skuadrës turke, madje as për të barazuar. Belgët në pjesë të parë e kanë mbyllur çështjen e kualifikimit pasi ia kanë dalur të shënojnë katër herë. Pos Orban që ka realizuar në minutat 31', 32' dhe 34', golin tjetër të pjesës së parë e ka realizuar Cuypers (37'). 

Në pjesën e dytë krejt çfarë ka mundur që të bëjë skuadra turke ka qenë ngushtimi i rezultatit. Ka qenë minuta e 88' kur Januzaj e ka realizuar një gol. 

Ndeshjet e tjera të Conference League pritet të zhvillohen të enjten.  


MË SHUME NGA Sport