Napoli mposht prapë Frankfurtin dhe kalon në çerekfinale
Uran Krasniqi / RTKLive
Napoli ka fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Eintracht Frankfurt, duke bërë që të kualifikohet në çerekfinale të Champions League.
Rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar të mërkurën në Itali ka qenë 3-0.
Osimhen e ka gjetur golin e parë për vendasit në minutat shtesë të pjesës së parë, çka ajo pjesëlojë është mbyllur me avantazh minimal.
Napolitanët punën më të madhe e kanë kryer në pjesën e dytë, ku kanë realizuar edhe dy gola të tjerë.
Ka qenë minuta pesëdhjetë e tretë kur Osimhen prapë ka gjetur golin, duke e ngritur epërsinë në 2-0.
Golin e fundit për italianët e ka shënuar Zielinski nga penalltia në minutën e gjashtëdhjetë e katërt.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani ishte fituar nga Napoli me rezultat 2-0.