Tifozët e Eintracht Frankfurt përleshen me Policinë italiane
Sport

Tifozët e Eintracht Frankfurt përleshen me Policinë italiane

Uran Krasniqi / RTKLive

Derisa të mërkurën futbollistët e Napolit dhe të Eintracht Frankfurt janë përballur në fushë, tifozët e skuadrës gjermane janë përballur me Policinë italiane jashtë fushe.

Mbështetësit e Eintracht Frankfurt kishin ardhur në Itali pavarësisht ndalimit për të qenë në stadium nga ana e autoriteteve italiane. 

Në videot dhe fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale janë dukur tifozë që kanë hedhur mbjete të ndryshme në drejtim të Policisë, policë të cilët po mbroheshin si dhe një makinë në flakë. 

“Këta nuk janë tifozë, ata janë kriminelë dhe delikuentë. Pyes nëse do të bënin të njëjtën rrëmujë në Gjermani. Solidaritet maksimal dhe mbështetje për forcat e policisë", është shprehur ai. 

Ministria e Brendshme italiane kishte ndaluar praninë në stadium të tifozëve të Eintracht pas zhvillimeve ku nuk kishin munguar problemet në ndeshjen e parë në Gjermani. 

Në ndeshjen e zhvilluar sonte Napoli ka fituar sërish, duke u kualifikuar në çerekfinale të Champions League dhe duke e eliminuar skuadrën gjermane. 


MË SHUME NGA Sport