Azem Kurtaj, nga paraburgimi kthehet në arrest shtëpiak
BKT
Foto: Driton Ramadani
Lajme

Azem Kurtaj, nga paraburgimi kthehet në arrest shtëpiak

Driton Ramadani/RTK-Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që Azem Kurtajt, ish-pjesëtar i FSK-së, t’i zëvendësohet masa e paraburgimit në atë të arrestit shtëpiak.

Gjatë seancës së sotme, i pandehuri Kurtaj, nuk e ka pranuar fajësinë të cilin e ngarkon Prokuroria Themelore në Ferizaj, "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm".

Kurtaj akuzohet se më 6 janar në Shtërpcë kishte përdorë armën, ku ishin lënduar dy persona. Ndërsa tri ditë me vonë, më 9 janar, Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar një muaj paraburgim Azem Kurtajt, nën dyshimin se ka plagosur dy personave në Shtërpcë, komunë e banuar me shumicë serbe.


MË SHUME NGA Lajme