FSHF hedh në gjyq Shefki Kuqin
Sport

FSHF hedh në gjyq Shefki Kuqin

Uran Krasniqi /RTKLive

Federata Shqiptare e Futbollit e ka paditur për shpifje ish-futbollistin e njohur, Shefki Kuqin.

Kjo pas deklarimeve të Kuqit se i ishin kërkuar para për të luajtur për Kombëtaren shqiptare. 

"Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjor duke paditur për shpifje ish-futbollistin Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizionin T7, gjatë emisionit “Favoriti i Botërorit” ka deklaruar se në fundvitet 90’ i janë kërkuar para për tu pajisur me pashaportë shqiptare dhe përfaqësuar Kombëtaren shqiptare", ka njoftuar FSHF. "Padia e FSHF ndaj Shefki Kuqi është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistruar me numër C.nr. 119/22", ka njoftuar FSHF".

Kuqi gjatë karrierës së tij ka luajtur për Finlandën si dhe ka qenë pjesë e Premier League në Angli. 


MË SHUME NGA Sport