19:04 / 16.03.2023
United me ofertë të madhe për Kolo Muanin
Uran Krasniqi /RTKLive
Manchester United e ka bërë prioritet transferimin e Randal Kolo Muanit nga Eintracht Frankfurt, madje e ka përgatitur edhe ofertën e cila kapë vlerën prej 105 milionë funtesh.
Skuadra e Erik ten Hag ka nevojë pë përforcime në repartin e sulmit dhe afrimi i francezit mund të realizohet këtë verë.
Siç merret vesh, United fillimisht ka në objektiv Harry Kane dhe Victor Osimhen, por nëse këto opsione dështojnë, atëherë i duhet të tentojë me futbollistin e klubit gjerman.
Kolo Muani ka kontratë me Frankfurtin deri në vitin 2027.
Ai këtë edicion ka qenë protagonist kyç në rezultatet e Frankfurtit, ndërsa ka qenë futbollist me peshë për Francën edhe në Botërorin "Qatar 2022".