Manchester United mposht Real Betisin edhe në ndeshjen e dytë
Sport

Manchester United mposht Real Betisin edhe në ndeshjen e dytë

Uran Krasniqi /RTKLive

Nuk ka ardhur në shprehje që Real Betis ta rrezikojë rrugën e Manchester Unitedit drejt çerekfinales së Europa League.

Skuadra e trajnerit Erik ten Hag ka fituar edhe në ndeshjen e dytë, e cila është zhvilluar sonte. Rezultati përfundimtar ka qenë 0-1. 

Ka qenë minuta e pesëdhjetë e pestë kur Rashford topin e pranuar nga Casemiro e ka kthyer në gol. 

Në ndeshjen e parë skuadra angleze kishte fituar me rezultat 4-1. 


MË SHUME NGA Sport