Balla: Nuk ka më paprekshmëri politike
Shqipëri

Balla: Nuk ka më paprekshmëri politike

ATSH

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se asnjë politikan nuk është më i paprekshëm.

 

“Reforma në Drejtësi i ka dhënë rezultatet. Sot kemi një Prokurori të Posaçme që ka dy objektiva, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe e vërteta është që paprekshmëri nuk ka më. Koha kur para drejtësisë kishte një barrierë shumë të madhe dhe kishte praprekshmëri politike nuk ka më“, tha Balla gjatë në një nga studio televizive në vend.

Balla komentoi edhe një artikull të Eu Reporter ku akuzohej ish-kryetarja e LSI për përfitim të parave ruse.

“Ne zyrtarisht jemi vënë në dijeni nga SHBA se para të paligjshme ruse kanë penetruar në Shqipëri, nga përfaqësues të tyre. Edhe publiku është njohur nga dokumentet e deklasifikuara të CIA-s, sipas të cilave në shtator 2022 rezulton se PD të jetë financuar me 500 mijë dollarë gjatë fushatës 2017. Sipas CIA-s, nga 2014-2021 rezultonte se në Europë, Rusia të ketë harxhuar 300 milionë dollarë përkundrejt aktorëve politik me synin minimin e demokracisë dhe për mbështetje të atyre forcave politike me një natyrë miqësore ndaj tyre. Nuk ka asnjë dyshim del dhe në dokumente të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku deklarohen shumat e parave që lobistë amerikane marrin nga të huaj, se pronarët e vërtetë rezultonin dy rus kontraktues, tenderfitues të Kremlinit në punë publike. Specifikisht thuhet se PD dhe disa parti të tjera në rajon kanë përfituar. Ato elementë që EU Reporter nxori janë pagesa bankare, sikurse kishte pagesa bankare në rastin e “Biniatta Trade LP”, kur është financuar PD. Rezulton se zonja Kryemadhi të jetë aksionere në shoqëri me pronarë rus në listën e zezë të SHBA prej shumë vitesh. Një pjesë e pagesave janë bërë në vitin 2017, kur edhe PD ka qenë pjesë e këtyre financimeve”, tha ai.

Balla tha se Kryemadhi në atë kohë ishte bashkëshortja e Presidentit.

Balla theksoi nevojën e një hetimi nga ana e SPAK të financimit të PD, sepse kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare.


MË SHUME NGA Shqipëri