Giresse publikon listën, risi janë Gerxhaliu, Muja e Rrahmani
Sport

Giresse publikon listën, risi janë Gerxhaliu, Muja e Rrahmani

Uran Krasniqi / RTKLive

Amar Gerxhaliu, Arbnor Muja dhe Albion Rrahmani janë risia e listës së trajnerit të Kosovës, Alain Giresse, për ndeshjet e marsit në kuadër të fushatës kualifikuese për Euro 2024.

Ndeshjen e parë "Dardanët" e zhvillojnë më 25 mars në Tel-Aviv kundër Izraelit, derisa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kundër Andorës.

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet prej ditës së hënë në hotel “Emerald” për të filluar përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji. Stërvitja e parë zhvillohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, të hënën, në orën 15:00, derisa paraprakisht përzgjedhësi Giresse në orën 11:00, në “Emerald”, do të paraqitet në konferencë para gazetarëve. No description available.


MË SHUME NGA Sport