Kim: SHBA mbështet Shqipërinë për t’u bërë shtet anëtar i BE-së
Shqipëri

Kim: SHBA mbështet Shqipërinë për t’u bërë shtet anëtar i BE-së

ATSH

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka përshëndetur sot mbajtjen në Tiranë të mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe mesazhin e Josep Borrell për Shqipërinë.

Në një postim në rrjete sociale, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka postuar statusin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili angazhohet për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.


MË SHUME NGA Shqipëri