19:34 / 17.03.2023
Kontestimi i penalltisë i kushton me Inicim disiplinor Ilir Dajës
Uran Krasniqi / RTKLive
Me Inicim disiplinor nga Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës i kanë kushtuar Ilir Dajës deklaratat e tij pas ndeshjes me Prishtinën.
Trajneri shqiptar e kishte kontestuar një penallti në ndeshjen e vlefshme për Kupë.
"Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID 028309M66. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes në prononcimin për media, akuzon gjyqtarin kryesor për akordimin e penalltisë (sipas tij nuk ishte penallti) për ekipin kundërshtar si dhe organet e FFK-së për tretman të pabarabartë. Sipas xhirimit televiziv Art Motion", është shkruar në vendimin e Komisionit të garave.