Përkujtohet beteja e Kabashit|Video
Myrvete Axhami / RTK
Familjarë të dëshmorëve e veteranë të luftës kujtuan 24-vjetorin e rënies së gjashtë dëshmorëve të fshatit Korishë të Prizrenit, që krahas shumë të tjerëve shkruan historinë më të re të Kosovës.
Korisha e Prizrenit njihet për vlerat historike që ka bartur ndër shekuj.
Ky fshat në luftën e fundit i dha lirisë së vendit gjashtë bij, që ranë në fushën e nderit përballë forcave të shumta serbe .
Djemtë e këtij fshati edhe në fundvitet e 90-ta ndoqën rrugën e të parëve.
Meritë e lirisë dhe Kosovës shtet janë këta djem, që nuk kursyen as më të shtrenjtën e tyre jetën, tha në përvjetorin e 24 të rënies së dëshmorëve të Korishës kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj.
Në betejën e lavdishme të Kabashit të 17 marsit të vitit 99 ranë heroikisht tre dëshmorë, ndërsa gjatë rezistencës 98-99 Korisha i dha lirisë me pushkë në dorë gjashtë bij.