Situata e fundit e Pedrit shqetëson Xavin
Sport

Situata e fundit e Pedrit shqetëson Xavin

Uran Krasniqi / RTKLive

Xavi po llogariste tek Pedri për ndeshjen e Barcelonës kundër Real Madridit, por tashmë është krijuar një situatë e re: spanjolli nuk ka përfunduar stërvitjen e së premtes.

Pedri ka ndjerë shqetësime fizike që e penguan të përfundonte seancën stërvitore dhe tërheqja e lojtarit ka nxitur angazhimin e stafit mjekësor që të hulumtojë se për çfarë bëhet fjalë.

Nëse konfirmohet mungesa e Pedrit në "El Clasico", atëherë gjithashtu ka dyshime për pjesëmarrjen e tij me kKmbëtaren spanjolle në kualifikueset për Euro 2024.


MË SHUME NGA Sport