Sylvino mbanë konferencën e parë: Ndaj Polonisë synojmë fitore
Sport

Sylvino mbanë konferencën e parë: Ndaj Polonisë synojmë fitore

Uran Krasniqi / RTKLive

Sylvino ka thënë se Shqipëria do të udhëtojë drejt Polonisë për të marrë tri pikë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare ka mbajtur konferencë shtypi para fillimit të fushatës kualifikuese për Evropianin e vitit 2024. 

“Kombëtarja ka një grup prej 70 lojtarësh dhe nga ky grup kemi përzgjedhur 23 lojtarë të rëndësishëm për të ecur përpara në objektivin tonë. Ne do të luftojmë për çdo pikë për të kapur kualifikimin. Polonia është skaudër e fortë që merr pjesë në Europian e Botëror por ne do të përgatitemi mirë, të shkojmë me dëshirën për të fituar, të japin zemrën dhe shpritn në fushë. Vetëm kështu mund të arrijmë diçka", ka thënë braziliani. “Polonia do të luajë me Çekinë dhe do të shohim si do të jenë, kanë një trajner të ri si Santos dhe do të shohim si do të ndryshojnë. Polonia luan rregullisht në Botëror e Europian por ne do të bëjmë ndeshjen tonë të tregojmë kush jemi. Futbolli ka dy faza, me top dhe pa top. Në këtë takim shkojmë me qëllimin për të marrë maksimumin”.

Polonia e pret Shqipërinë në Varshavë më 27 mars. 

 


MË SHUME NGA Sport