Canaj: Palët në takim janë nën presion
Foto: RTKlive
Lajme

Canaj: Palët në takim janë nën presion

J.Musliu/RTKlive/M.Miftari/RTKlive

(E plotësuar)Blerim Canaj, ish-diplomat, analist i çështjeve politike, vlerëson se palët në takim janë në presion nga ndërmjetësuesit ndërkombëtar.

Analisti Canaj vuri theksin se Vuçiq dëshiron edhe më tutje ta trajtojë si pjesë ë Serbisë, sikundër shkruhet në kushtetutën e tyre,

Ai, mes tjerash, bëri të ditur një të dhënë se Borrell ka anuluar udhëtimin e tij për një takim që kishte diku tjetër, që do me thënë se çështja është serioze.

“Të dy palët janë në presion, sidomos Vuçiq, nëse kemi parasysh protestat që janë zhvilluar në Serbi, ndërkohë që Kurti  është në një situatë më të favorshëm në aspektin e brendshëm, sepse edhe opozita është konstruktive”, deklaroi Canaj, në RTK.

Bytyqi: Është rrezik të sabotohet e gjithë marrëveshja

(E plotësuar)Seb Bytyqi, profesor universitar, lidhur me takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër,konsideron se është pritur se do të jetë një ditë e vështirë, derisa theksoi se Vuçiq ka pasur disa pakënaqësi në disa pika të marrëveshjes.

“Është rrezik të sabotohet e gjithë marrëveshja, sidomos në pikën ku thuhet anëtarësimi i Kosovës në OKB”, vuri në dukje profesor Bytyqi.

Ai, mes tjerash, theksoi se pala kosovare insiston të ketë nënshkrim formal të marrëveshjes, ndërkohë që pala serbe refuzon atë.

Gashi: Kosova ka ndryshuar qasjen në dialog

(E plotësuar) Për takimin Kosovë-Serbi që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ndërmjetësimin e BE-së, po zhvillohet debat në studion e RTK-së.

Nga Kosova është parë një ndryshim të qasjes, duke dashur që të dalë nga ky proces duke e hequr pengesat që ekzistojnë nga Serbia, ta forconte sovranitetin e saj.

Lidhur me mundësinë e pengesës të Kosovës në integrime ndërkombëtare nga ana e Serbisë, analisti i çështjeve politike, Drilon Gashi,   theksoi se janë disa pjesë të marrëveshjes që mund të shkaktojnë pengesa, fjala vjen anekset e marrëveshjes që mund të shkaktojnë mospajtim mes palëve.

“Çështja është asociacioni dhe ajo e Kishës Ortodokse, që Kosova duhet ta definojnë në pajtim me ligjet e Kosovës dhe aleatët tanë presin që Kosova të ofrojë modele të zgjidhjes së tyre, ndonëse SHBA e BE kanë ofruar 16 modele të asociacionit”, sqaroi Gashi në një intervistë në RTK.

Ndonëse Serbia do të përpiqet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, ndonëse në marrëveshje ceket se ajo nuk duhet ta pengojë, Gashi thotë se, megjithatë, Vuçiq do të përpiqet të dush në anekset e marrëveshjes një gjuhë që mund ta pengojë ecjen e Kosovës drejt integrimeve ndërkombëtare.

(E plotësuar) Kraki: Serbia ta pranojë se ka humbur Kosovën

Ky duhet të jetë takimi i dytë konstruktiv sepse edhe Serbia nuk ka opsione të tjera deh duhet ta pranojë atë që  deri tani nuk ke ka pranuar të heq dorë nga Kosova.

Ende janë duke biseduar modalitetet e planeve, por mirë është që SHBA është implikuar dhe ka intensitet të shtuar nga shkaku i rrethanave gjeo-strategjike dhe nuk ka çka të humbin asnjëra palë: Serbia ta pranojë se ka humbur Kosovën; Serbia të çlirohet nga Kosova dhe Kosova duhet ta provojë ta konsolidojë shtetësinë e saj.

Ai, ndër të tjera shtoi se ne duhet të çlirohemi nga kurthi sabotues serb, që me vite na ngadalëson, derisa njohja “de- jure” do hapej një cikël i ri dhe ndaj ato 5 shtete që nuk e njohin Kosovën, ngase, shtoi Kraki, Lajcak nuk mund të premtojë njohje nga Spanja, sepse është punë e shteteve individuale, por pres që t këtë cikël i njohje ve të reja dhe është një moment tjetër i ofrimit në OKB dhe drejt BE-së.

“Kështu më shumë do të zbehet pretendimi serb mbi Kosovën qoftë mitologjik apo historik”, deklaroi analisti Kraki për RTK-në.

Ndërkaq lidhur me pasojat për Kosovën në rast të mosarritjes së marrëveshjen, Kraki tha se Kosova e ka pranuar atë plan dhe topi është tashmë në fushën e Serbisë. Teksti është i pandryshueshëm tashmë dhe nuk ka lëshime të reja të Kosovës kundrejt Serbisë.

(E plotësuar) Halili: Esenciale është që plani të zbatohet i detajuar

Lidhur me takimin e sotëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, diplomati Muhamed Halili theksoi se është herët të deklarohet për rezultatin e takimit, ngase është gjysmë e pranuar kjo marrëveshja nga pala e Serbisë.

“Është për herë të parë konkretisht për të arritur një marrëveshje mes të dyja vendeve”, derisa shtoi se “është duke u biseduar në mënyrë intensive për një plan konkret që është hartuar nga pala franko-gjermane, por që është mbështetur nga shtetet tjera të BE-së dhe SHBA”.

Ai mes tjerash, theksoi se është esenciale që plani duhet të detajohet, të zbatohet i detajuar, sepse, sikundër theksoi ai, është e pamundur të bisedohet deri të një njohje sikundër pretendon kryeministri Kurti, por që në mënyrë tjetër pretendon kryetari i Serbisë, Vuçiq,  duhet vazhduar me dialog.

(E plotësuar) Hoti: Parimisht e kam pritur atë që pritej të ndodhte

Analisti i çështjes politike, Afrim Hoti, foli për situatën në të cilën ndodhet tani Kosova, lidhur me dialogun në mes të Kosovës e të Serbisë, që mbahet në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Kur SHBA e BE të japin epilog të kësaj çështjeje,por ende pa përfundimin final, nuk dimë çfarë të thuhet më tutje.

“Plani  prezantuar edhe ai si aneks i zbatimit që i është ofruar palëve, dua të tingëlloj optimist për një ecje drejt një marrëveshjeje që mund të konsiderohet pozitive, ndonëse nj nuancë të vogël pesimist,t do të shprehesha në një prioritizimi të një formimi të asociacioni ose ndalimin a hijëzimi nga ana kosovare, por sidoqoftë skenari aktual nuk  ka njohje në qendër pra nuk  flasim për epilog”, deklaroi profesor Hoti, në RTK.

Lidhur me vazhdimin e dialogut, profesor Hoti shtoi duke thënë se po u pëlqen atmosfera e dialogut atje.

Lidhur me uniteti i partive politike në vend, analisti Hoti theksoi sot çdo shqiptar duhet të jetë me kryeministrin Kurti.

(E plotësuar) Mustafa: Duhet shtetndërtim i fortë edhe nga brenda

Analisti politik, Artan Mustafa, deklaroi se pala kosovare do të duhej të kërkontë një lloj reciprociteti që të drejtat e shqiptarëve të Luginë të Preshevës të jenë të  ngjashme me ato të serbëve të Kosovës.

“Një mundësi do të ishte që në Luginë të kishte një Zyrë Mbikqyrëse sikurse që ishte Zyra Civile Ndërkombëtare që mbikqyrte pavarësinë, e ajo të mbikqyrte  zbatimin e  të drejtave të shqiptarëve atje”, tha Mustafa.

Sipas tij, nuk mjaftohet të krijohet shtet vetëm për elitat apo 20% të qytetarëve. Mustafa deklaroi se kjo marrëveshje eventuale duhet të shoqërohet me punë të brendshme për reforma, qoftë edhe të partive politike.

Ai tha se në këtë proces, pala kosovare ka rolin e saj, por ka fare pak peshë. “Nuk kemi vazhdim të shtetndërtimit të pjesës së brendshme, sikurse rritjen ekonomike të brendshme, që njerëzit të mos largohen”, tha ai.

“Shtetndërtimin e jashtëm t’i japim më shumë peshë edhe nga shtetndërtimi i brendshëm”.

Më tej Mustafa u shpreh se ka shumë modele të politikave publike që përkrahin një shtetësi më cilësore.

Ai tha se reformimi i partive politike do të jetë shumë i rëndësishëm për fazën që po hyjmë.

“Marrëveshjen për Asociacionin e shoh si fazën e parafundit para se të mbërrijmë në integrimet e plota të Kosovës si në KiE apo Partneritetin për Paqe të NATO-s etj”, tha Mustafa.

Sipas tij, pika më pozitive në marrëveshjen 11 pikëshe është lejimi i Kosovës për antarësim në organizatat ndërkombëtare.

 

 


MË SHUME NGA Lajme