16:57 / 18.03.2023
Dalic e vazhdon bashkëpunimin me Kroacinë deri më 2026
Uran Krasniqi / RTKLive
Zlatko Dalic pritet të jetë trajner i Kroacisë deri në vitin 2026. Trajnerit që e kishte dërguar Kroacinë deri në gjysmëfinale të Botërorit vitin e kaluar në Katar i është vazhduar kontrata edhe për tri vite.
Kreu i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustic, e ka vlerësuar lart trajnerin Dalic.
“Zlatko Dalic i përmbushi absolutisht të gjitha synimet që atij i ishin vënë përpara në këto pesë vjet e gjysmë, dhe në të njëjtën kohë ai realizoi dy arritje madhështore: në Kupën e Botës në Rusi dhe Katar, ku e udhëhoqi Kroacinë drejt medaljeve, pra duke u bërë trajneri ynë më i suksesshëm në histori”, ka thënë ai.