Dortmund fiton dhe merr kryesimin
Sport

Dortmund fiton dhe merr kryesimin

Uran Krasniqi / RTKLive

Borussia Dortmund ka marrë kryesimin e Bundesligës pas fitores së thellë të realizuar sonte.

Skuadra e trajnerit Edin Terzic ka fituar ndaj Kolnit me rezultat 6-1.

Sebastien Haller (17', 69') dhe Marco Reus (32', 70') kanë realizuar nga dy gola, ndërsa nga një Donyell Malen (36') dhe Raphael Guerreiro (15').

Golin e vetëm për Kolnin e ka shënuar Selke në minutë e 42-të. 

Pas kësaj fitore Dortmund merr kryesimin me pesëdhjetë e tri pikë, një më shumë se sa Bayern Munich. 

 


MË SHUME NGA Sport