Udinese mposht Milanin
Sport

Udinese mposht Milanin

Uran Krasniqi / RTKLive

Udinese ka realizuar fitore bindëse kundër Milanit. 

Në ndeshjen e vlefshme për Serie A rezultati përfundimtar ka qenë 3-1. 
Pereyra (9'), Beto (45') dhe Ehizibue (70') kanë shënuar për skuadrën vendase. 
Golin e vetëm për Milanin e ka realizuar Ibrahimovic nga penalltia teksa po mbyllej pjesa e parë. 
Udinese pjesëlojën e dytë e ka luajtur me dhjetë lojtarë pasi Sottil është nxjerrë me karton të kuq. 
Pas kësaj fitore Udinese gjendet në pozitën e tetë me tridhjetë e tetë pikë, kurse Milan në pozitën e katërt me dyzet e tetë pikë. 


MË SHUME NGA Sport