09:00 / 19.03.2023
Shqipëri, Covid godet sërish, humb jetën një 67 vjeçar
rtsh.al
Epidemia e COVID-19 godet sërish. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi të shtunën se një qytetar 67 vjeç, nga Saranda kish humbur jetën.
Në 24 orët e fundit janë kryer 303 testime, nga të cilët 7 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19.
Aktualisht janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,961 që nga fillimi i epidemisë. Humbjet e jetës janë në shifrat e 3,601 qytetarëve.