Hovenier për bisedimet në Ohër: Është arritur një marrëveshje e rëndësishme
N.Mekolli /RTKlive
(E plotësuar) Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar të rëndësishme pajtueshmërinë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, të arritur dje në Ohër.
Hovenierm në një postim në Twitter, tha se ShBA-ja do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve.
“Është arritur një marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve, në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin për popullin e Kosovës dhe rajonit”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Von Cramon: Aneksi i marrëveshjes, një hap drejt integrimit në BE
(E plotësuar) Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon pas dakordimit, të mbrëmshëm në Ohër, për Aneksin e implementimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se ky tekst i aneksit është më pak e detajuar se sa pritej, por do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon.
Eurodeputetja Von Cramon, në një postim në Twitter, ka shkruar se shpreson që të zbatohet shpejt kjo marrëveshje.
“Teksti i aneksit. Më pak e detajuar se sa pritej, por nëse e gjithë kjo do të zbatohet me shpejtësi, patjetër që mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE për të dy vendet”, shkruan Viola von Cramon.
Bildt uron për marrëveshjen në Ohër
(E plotësuar) Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Ohër, për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë.
Ai, në një postim në Twitter, ka uruar Kosovën dhe Serbinë, por edhe Miroslav Lajçakun dhe Josep Borrellin. Bildt tha se nuk duhet të harrohen ‘mësimet e marrëveshjes së 2013-s”.
Ai shtoi se zbatimi i marrëveshjes do të kërkojë monitorin dhe menaxhim shumë të ngushtë në vitet në vijim.
Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Vjen reagimi i parë nga Uashingtoni pas marrëveshjes në Ohër
Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë pajtuar që ta zbatojnë marrëveshjen e dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.
Në një postim në profilin e saj në Twitter, Watson e ka mirëpritur dakordimin për zbatimin e marrëveshjes.