Arsenal edhe një hap drejt titullit
Uran Krasniqi / RTKLive
Arsenal ka bërë edhe një hap drejt titullit të Premier League. Në ndeshjen e sotme kundër Crystal Palace ka fituar thellë. Rezultati përfundimtar ka qenë 4-1.
Qysh në pjesën e parë Arsenal ka dhënë shenja fitore, kur ka arritur që të gjendet në epërsi prej dy golave.
Ka qenë minuta e njëzet e tetë kur Martinelli ka gjetur golin e parë, ndërsa Saka ka dysfishuar epërsinë në minutën e dyzet e tretë.
Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e pesëdhjetë e pestë, Xhaka ka shënuar golin e tretë.
Pas tetë minutash mysafirët e kanë ngushtuar rezultatin përmes Schlupp.
Fitoren e Arsenalit e ka vulosur Saka.
Arsenal pas kësaj fitore mbetet tetë pikë larg vendit të dytë, por me një ndeshje më shumë. Crystal Palace mbetet në vendin e dymbëdhjetë me njëzet e shtatë pikë.