17:43 / 19.03.2023
NATO: Palët ta zbatojnë në tërësi dhe sa më shpejtë marrëveshjen
M.Miftari/RTKlive
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku, ka bërë të ditur se NATO mirëpret marrëveshjen në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE, në lehtësimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.
“Ne kërkojmë nga të dyja palët që sa më parë të zbatojnë atë që është dakorduarnë tërësi”, ka shkruar, mes tjerash, Lungesku në Twitter.
Më tej thuhet se “NATO është e përkushtuar në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in.”