Xavi: Fitorja ndaj Realit është shumë e rëndësishme
Sport

Xavi: Fitorja ndaj Realit është shumë e rëndësishme

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij kundër Real Madridit.

‘Blaugranat’ mbrëmë mundën madrilenët (2-1), në ‘El Clasico’, duke bërë hapin gjigant në garën për titull të kampionit në elitën spanjolle.

Strategu katalonas tha se skuadra e tij e dominoi ndeshje duke krijuar shumë raste. Sipas tij, kjo fitore është shumë e rëndësishme për skuadrën e tij.

“E kemi dominuar lojën, kemi krijuar më shumë shanse. Është një fitore shumë e rëndësishme për ne. Mendoj se kemi qenë të mirë”, tha Xavi.

Barcelona tani ka 68 pikë në pozitën e parë, 12 më shumë se Real Madridi që është i dyti me 56 pikë.


MË SHUME NGA Sport