A është dorëzuar Ancelotti pas humbjes nga Barcelona?
Sport

A është dorëzuar Ancelotti pas humbjes nga Barcelona?

F.Bytyqi/RTKLive

Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit, ka thënë se duelin mes skuadrës së tij dhe Barcelonës e vendosen e vogla.

‘Los Blancos’ mbrëmë u mundën nga Barcelona (2-1), në ‘Camp Nou’ në kuadër të javës së 26-të të La Ligës.

Tekniku italian tha se ekipi i tij nuk fitoi për shkak të detajeve të vogla, derisa Ancelotti ka dyshime rreth golit të anuluar të Asensios.

 “Nuk fituam për shkak të detajeve të vogla. Jemi të mërzitur dhe ndihemi keq për humbjen, por njëkohësisht krenarë për lojën që e bëmë. Do të fitojmë diçka nëse vazhdojmë të luajmë kështu”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Ne nuk fituam për shkak të një pozicioni jashtë loje për të cilin kemi dyshime, nuk mendoj se ishte 100 për qind jashtë loje. Është e vështirë të jesh kampion në ligë tani”, theksoi Ancelotti.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka 68 pikë në pozitën e parë, 12 më shumë se Real Madridi që është i dyti me 56 pikë.


MË SHUME NGA Sport