KOMF për rastin e Selimit: Çdo fëmijë e ka të drejtën e lëvizjes së lirë
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

KOMF për rastin e Selimit: Çdo fëmijë e ka të drejtën e lëvizjes së lirë

E. Hoti/ RTKlive

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka reaguar për zjarrvënien në shtëpinë e gazetarit hulumtues të RTK-së, Alban Selimi.

Duke shprehur shqetësimin e për familjen e gazetarit Selimi, KOMF thotë se çdo fëmijë ka të drejtën e lëvizjes së lirë.

“Çdo fëmijë ka të drejtën e lëvizjes së lirë, e drejtë kjo e garantuar me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës”, thuhet në reagim.

KOMF i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që t’i sigurojnë fëmijëve dhe familjes së gazetarit  të RTK-së, Alban Selimi sigurinë dhe mbrojtjen e nevojshme.

“Andaj, KOMF bën thirrje tek institucionet përgjegjëse që t’i sigurojnë fëmijëve dhe familjes së Alban Selimi, sigurinë, mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tyre”, thuhet më tej në reagimin e KOMF. 

Ndryshe gazetari Selimi të enjten mbrëma përmes rrjetit social ka reaguar për zjarrvënien në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se dikush ka tentuar ta frikësojë atë me këtë akt. “Dikush ia vuni flakën; me s’frikësua. S’ia arrijnë qëllimit!”, ka shkruar Selimi.

I dyshuari me inicialet A.L 42 vjeçar u arrestua të shtunën nga ana e policisë. “Sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 16.03.2023, në Fushë Kosovë. Personi i arrestuar: A. L mashkull, 42 vjeç”, thuhej në njoftimin e policisë.

Ndërkaq edhe Prokurori i Shtetit ka paraqitur sot kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit  të dyshuar.

Lajmin për RTKlive e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. “Për rastin e gazetarit Selimi, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurit, për shkak të veprës penale “Zjarrvënia”, tha Ulaj.

 


MË SHUME NGA Lajme