Hovenier: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, edhe Asociacioni
BKT
Foto arkiv/ RTK
Lajme

Hovenier: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, edhe Asociacioni

Elmina Osmani/RTK

(E plotësuar) Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier është deklaruar për media, raporton RTKlive.

Hovenier ka thënë se në këtë takim kryeministri Kurti i ka njoftuar ata për qasjen e tij në marrëveshjen që është arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Hovenier e ka vlerësuar të rëndësishme arritjen e dakordimit mes palës kosovare dhe asaj serbe.

“Pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikes janë ato që kanë qenë gjithmonë, të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin”, tha ai.

Kryeministri Kurti takim me ambasadorët e vendeve mike

Arlinda Sejda/ RTK

Vetëm dy ditë pas dakordimit të arritur në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban takim në qeveri më ambasadorët e vendeve mike.

Gazetarja e RTK-së, Arlinda Sejda, raporton se takimi ka filluar.

RTKlive do të ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet rreth takimit të sotëm në ndërteën e qeverisë së Ksoovës.


MË SHUME NGA Lajme