Polonia zbulon stadiumin kundër Shqipërisë
RTSH
Federata polake e futbollit ka konfirmuar stadiumin se ku do të zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Shqipërisë, përballje kjo e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.
Pegje e Narodovje (PGE Narodowy) ndodhet në Varshavë dhe është një impiant me një kapacitet me 58,580 vende. Stadiumi ka një çati automatike, megjithëse duhet përmendur se më 11 nëntor të vitit 2022, stadiumi u urdhërua të mbyllet me efekt të menjëhershëm për shkak të problemeve të ndërtimit me çatinë.
Në faqen zyrtare të Federatës, presidenti Cezary Kulesza do të shprehej.
“Ne me të vërtetë donim të luanim në shtëpinë e kombëtares së Polonië. Ky stadium është fat për ne, është vendi ku kemi shkuar në Kampionatin Europian 2016 dhe 2020, si dhe në Kupën e Botës 2018. Operatori i stadiumit na siguroi se impiatni është plotësisht i sigurt dhe gati për t'u përdorur për ndeshjen kundër Shqipërisë. Megjithatë, ne e vonuam vendimin tonë derisa të bëheshin inspektimet përfundimtare dhe dokumentet përkatëse na u paraqitën për ta konfirmuar këtë. Në fund të fundit, siguria është gjëja më e rëndësishme për ne”.