Qeveria në mbledhje elektronike, ndanë mjete për krizën energjetike
BKT
Lajme

Qeveria në mbledhje elektronike, ndanë mjete për krizën energjetike

E. Hoti/ RTKlive

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen Elektronike në të cilën ka ndarë 7,278,747.59 € për zbatimin e masës 3.7 - Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në njoftimin për media thuhet se mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve.

"Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022:, thuhet në njoftim.

 


MË SHUME NGA Lajme