Berisha ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS
Shqipëri

Berisha ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS

RTSH

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e  Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ (KAS), që refuzoi regjistrimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore me kryetar ish-kryeministrin.

Në ankimim kërkohet që të ç’regjistrohet Partia Demokratike e regjistruar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, deri në shprehjen e vendimit përfundimtar nga Kolegji Zgjedhor.

Partia Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 14 majit me kryetar Enkelejd Alibeajn, pas vendimit të KAS, i cili rrëzoi vendimi e mëparshëm të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi për mos regjistrimi e saj pa plotësuar dokumentacionin me firmën e Lulzim Bashës. KAS vendosi që këto dokumentacione të plotësohen me firmën e kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj, që solli edhe regjistrimin e PD për garën elektorale.


MË SHUME NGA Shqipëri