09:15 / 21.03.2023
Kosova sot mban stërvitjen e radhës para sfidës me Izraelin
F.Bytyqi/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes me Izraelin.
‘Dardanët’ kualifikueset e Evropianit 2024, do t’i nisin më 25 mars në udhëtim tek Izraeli.
Futbollistët e Kosovës nën drejtimin e trajnerit Alain Giresse, dje mbajtën stërvitjen e parë, derisa sot në orën 10:30, do të zhvillojnë stërvitjen e dytë në mënyrë që të përgatiten sa më të mirë për duelin tejet të rëndësishme që do të luhet në tokën e izraelitë.
Stërvitja mbahet në Kampin Nacional në Hajvali.
Kujtojmë së Kosova tri ditë pas ndeshjes me Izraelin, do të përballen me Andorrën në ‘Fadil Vokrri’.























