13:11 / 21.03.2023
Policia e Kosovës tani ka zyrtarin e saj ndërlidhës në EUROPOL
RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka dërguar zyrtarin e parë ndërlidhës në Europol, i cili ditë më parë ka nisur zyrtarisht detyrën.
Sipas një njoftimi, bashkëpunimi me Europolin ndihmon në lehtësimin e komunikimit dhe krijimit të një partneriteti të drejtpërdrejtë, duke përfshirë edhe bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Europolit dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në angazhimin e vazhdueshëm të luftës së përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të gjitha formave tjera të krimit.
Ndryshe zyrtari i Policisë së Kosovës ndërlidhës në EUROPOL, do të jetë Besnik Sallahu.























