Kryediplomatja Gërvalla takoi kryeparlamentarin portugez
RTKlive
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë vizitës që po zhvillon në Portugali është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Portugalisë Augusto Santos Silva.
Kryediplomatja kosovare ka shkruar në Twitter se me Silvën, ka pasur një takim produktiv.
“Diskutuam zhvillimet rajonale, perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve mes vendeve tona. Mirënjohës për mbështetjen e Portugalisë ndaj Kosovës”, tha ajo, raporton RTKlive,
Ajo po ashtu ka shkruar për Javën Kulturore të Kosovës, që po mbahen në Portugali. “Pjesëmarrja në Koncertin e Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës në kuadër të Javës Kulturore, ishte një përvojë e paharrueshme. Artistët tanë janë zemra rrahëse e Kosovës, dhe ne jemi përgjithmonë mirënjohës për punën e tyre të vazhdueshme duke shfaqur vendin tonë në botë”, tha ajo.
























