Atmosferë pozitive në stërvitjen e parë të Kombëtares shqiptare
RTSH
Dita e parë e stërvitjes të hënën pasdite më tepër se një stërvitje e plotë ishte një prezantim me teknikun Brazilian Sylvinho së bashku me grupin.
Dita e dytë rezervon dy seanca stërvitore për ekipin kuq e zi. E para filloi me ushtrime izometrike në palestër dhe më vonë pjesë pjesë iu bashkuan grupit të plotë nën urdhëratë e Sylvinho-s duke kryer stërvitje me ngarkesë të plotë. Edhe seanca stërvitore e pasdites përmban të njëjtën ngarkesë fizike.
Ajo që evidentohet qartazi është se Sylvinjo kërkon të njohë sa më mirë skuadrën duke gjetur mënyra të ndryshme në fushën e lojës dhe jo vetëm. Fakti që nuk ka zhvilluar sfida miqësore për t’i parë lojtarët në fushën e lojës ia vështirëson paksa situatën megjithatë edhe në konferencën e shtypit braziliani u shpreh se këtë kohë do ta rikuperojë për të njohur nga afër lojtarët e tij.
Seancën stërvitore më herët e kanë nisur portierët për të marrë ndoshta ngarkesë më të madhe. Porta mbetet ende në dyshim nga Silvinjo sepse Berisha dhe Strakosha nuk kanë luajtur fare e ndërsa nga ana tjetër Kastrati po kalon një formë shumë të mirë por nuk ka eksperiencën e duhur për një sfidë Kombëtareje megjithatë do të vendosët në ditët në vijim.
Silvynho dhe stafi i tij teknik i përbërë nga argjentinasi Zabaleta dhe Doriva së bashku me Salihin i cili u konfirmua se do të jetë pjesë edhe e stafit të brazilianit do të jenë së bashku gati për sfidën në Varshavë të Polonisë, e ndërsa Bulku për shkak të angazhimeve me ekipin U-17 nuk do të jetë prezent për këtë sfidë.
Seanca stërvitore ka qenë e hapur 15 minuta për mediat e ndërsa ajo e radhës pas ditës së sotme do të jetë ditën e mërkurë në orën 16:00.