Real Madrid-Asensio, mësoni zhvillimet e fundit
Sport

Real Madrid-Asensio, mësoni zhvillimet e fundit

F.Bytyqi/RTKLive

Spanjolli Marco Asensio shumë shpejtë raportohet se do të marrë vendimin përfundimtar nëse do të qëndrojë te Real Madridi ose do të largohet.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, ‘Los Blancos’ tashmë kanë diskutuar kushtet e marrëveshjes së re me Marco Asensio, por që vendimi përfundimtar do t’i takon lojtarit.

Kontrata e 26-vjeçarit me madrilenët skadon në fund të sezonit. Asensio nuk ia ka dal të sigurojë një vend titullari në skuadrën e Carlo Ancelottit, megjithatë, ai është treguar mjaft i mirë për minutazhen që kishte në dispozicion.


MË SHUME NGA Sport