Diskutohet buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Diskutohet buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë

RTKlive

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Transparency International, sot mban tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend.

Paneli i diskutimit: “Roli i forumeve të grave në promovimin e buxhetimit gjinor” do të përbëhet nga: Albulena Haxhiu – Kryetare e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! , Eliza Hoxha – Deputete e Partisë Demokratike të Kosovë,  Jehona Lushaku Sadriu – Kryetare e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Diellza Kukaj – Kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme