09:28 / 22.03.2023
Juve merr goditjen e madh nga Kante
F.Bytyqi/RTKLive
Juventusi raportohet se ka marrë një goditje e madhe nga mesfushori i Chelseat, N`Golo Kante.
Mesfushori francez sipas medieve britanike, do të nënshkruajë kontratën e re me klubin nga ‘Stamford Bridge’, e cila do t’i prishte planet e torinezëve.
Kante prej kohësh është objektiv i ‘Zonjës së Vjetër’, por siç raportohet ky transferim nuk do të realizohet pasi që francezi shumë shpejtë do të firmos kontratën e re dyvjeçare me ‘Blutë’ e Londrës.