Rama uron festën e Sulltan Nevruzit: Pranvera të çelë në zemrat tuaja
Shqipëri

Rama uron festën e Sulltan Nevruzit: Pranvera të çelë në zemrat tuaja

atsh

Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit.

“Uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.

Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në Shqipëri, Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.


MË SHUME NGA Shqipëri