Oklahoma befason Clippers, Boston kalon Sakramenton
Sport

Oklahoma befason Clippers, Boston kalon Sakramenton

RTSH

Celtics mbyllën një tur të gjatë 6 ndeshje në transfertë duke arritur fitoren e katërt përballë njërës prej skuadrave më të forta të Konferencës të Perëndimit, Sakramentos.

Për ekipin e Kings ishte një humbje e kuptueshme pasi ajo e mbrëmshmja ishte ndeshja e katërt në shtatë ditët e fundit ku për plot katër herë kanë luajtur në qytete me zona hohore të ndryshme. Për këtë arsye sulmi i Sakramentos vuajti shumë lodhjen përballë një mbrojtje të fortë siç është ajo e Bostonit.

Sa i përket lojtarëve me më shumë të mbrëmjes mes më të mirëve figuron Jayson Tatum me 36 pikë, Jaylen Broën me 27 dhe Derrick Ëhite me 20 pikë dhe 11 asist.

Mbrëmja ishte për tu harruar për ekipin e Clippers, të cilët u befasuan nga Thunder dhe humbën në fund të ndeshjes për shkak dëmtimi edhe Paul George.

Më të mirët në parket për Oklahomën ishin Shai Gilgeous-Alexander (31 pikë) dhe Jalen Williams (20 pikë). Ndërsa për ekipin nga Los Anxhelos Kawhi Leonard (21 pikë) Russell Westbrook (15 pikë).

Rezultatet

ORLANDO MAGIC-WASHINGTON WIZARDS 122-112

ATLANTA HAWKS-DETROIT PISTONS 129-108

BROOKLYN NETS-CLEVELAND CAVALIERS 109-115

NEW ORLEANS PELICANS-SAN ANTONIO SPURS 119-84

SACRAMENTO KINGS-BOSTON CELTICS 109-132

L.A. CLIPPERS-OKC THUNDER 100-101 


MË SHUME NGA Sport