Ronaldo i kënaqur që trajneri Martinez mbështetet tek ai
Sport

Ronaldo i kënaqur që trajneri Martinez mbështetet tek ai

Uran Krasniqi / RTKLive

Cristiano Ronaldo po ndihet mirë që trajneri i ri i Portugalisë, Roberto Martinez, po llogaritë ende tek ai.

"Jam i lumtur që trajneri mbështetet tek unë. Ai pati një bisedë me të gjithë lojtarët dhe me mua. Unë ende e kam atë dëshirë për ta çuar Portugalinë në vendin më të lartë të mundshëm dhe për sa kohë që trajneri dëshiron që unë të inkuadrohem, unë do të jem i disponueshëm”, ka thënë Ronaldo.

Portugezi ka treguar edhe synimin e tij personal.

“Rekordet janë motivimi im. Dua të bëhem lojtari me më shumë paraqitje në histori. Kjo do të më bënte krenar", ka thënë Ronaldo.

Portugalia në ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 do të përballet me Lihtenshtajnin dhe Luksemburgun.


MË SHUME NGA Sport