Kosova sot mban stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Izraelit
BKT
Sport

Kosova sot mban stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Izraelit

F.Bytyqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Izraelit.

‘Dardanët’ të shtunën mbrëma luajnë në udhëtim tek Izraeli, në sfidën e parë kualifikuese për EURO 2024.

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se Kosova sot do të mbajë stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Izrael.  

“Ju njoftojmë se stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës mbahet të enjten në orën 10:45 në Kampin Nacional në Hajvali. Kjo njëherësh është stërvitja e fundit para udhëtimit në Izrael”, thuhet në njoftimin e FFK-së.