14:22 / 23.03.2023
KFOR-i italian i gatshëm për projekte të përbashkëta me FFK-në
RTKLive
Sot për vizitë në FFK ka qenë një delegacion i trupave të KFOR-it italian, të cilët u pritën nga nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj.
“Në këtë takim u diskutua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit. Anëtarët e delegacionit KFOR-i italian u shpreh i gatshëm për të përkrahur FFK-në në të gjitha segmentet në aspektin sportiv dhe në atë infrastrukturor dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta në funksion të të rinjve të të gjitha etnive në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sipas këtij njoftimi, KFOR-i italian po ashtu uruan që Kombëtarja e Kosovës të ketë rrugëtim të suksesshëm në kualifikimet për Euro 2024 dhe realizim të objektivit.