Kurti e Chollet bisedojnë për takimin e Ohrit
Foto: Zyra për Media e Kryeministrit
Lajme

Kurti e Chollet bisedojnë për takimin e Ohrit

J.Musliu/RTKlive

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Për një bisedë të tillë ka njoftuar vetë kryeministri Albin Kurti, me anë të një postimi në Twitter.

Kurti tha se me diplomatin amerikan kanë biseduar për takimin e  Ohrit, të zhvilluar mes tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Kam pasur bisedë me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Chollet, që më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar bisedimet e gjata e të vështira", shkroi Kurti.

"E kam falënderuar për përkrahjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja Bazë dhe Aneksi, siç është cekur në tekst dhe në frymë, duhet të ndryshoi tash realitetin në terren”.

Për telefonatën me Chollet, Kurti ka folur edhe në Kuvend. Duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili e quajti dështim atë që është arritur në Ohër, Kurti tha se Chollet e uroi për suksesin.

 


MË SHUME NGA Lajme