KAS rrëzon sërish Berishën, PD e Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit
Shqipëri

KAS rrëzon sërish Berishën, PD e Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit

RTSH

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ankimimin e PD-së së Rithemelimit dhe vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet vendore të 14 Majit, Partinë Demokratike të Enkelejd Alibeajt.

“KAS pasi u tërhoq për vendim, me shumicë votash vendosi rrësimin e kërkesës ankimore datë 20.3 paraqitur nga PD e Berishës, lënien në fuqi të vendimit datë 18.3 të KQZ për regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike të KQZ. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës Administrative të Apelit brenda 5 ditëve nga shpallja e tij”, njoftoi KAS.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mori sot (23 mars) në shqyrtim ankimimin e Sali Berishës, i cili kërkonte pezullimin e regjistrimit të PD-së me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesi ligjori i Rithemelimit, Ledio Nuraj tha se vendimi i marrë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi duhet të pezullohet pasi duhej të priste përgjigjen e Kolegjit Zgjedhor për regjistrimin e PD  me kryetar Sali Berishën deri sa të merrte formën e prerë.

“Kërkojmë kundërshtimin e vendimit të KQZ, ku ka bërë regjistrimin e PD në zbatimit të vendimit tuja, për tejkalimit të çdo kompetence, ndryshimin, duke vendosur pezullimin e vendimit.  Vendimet që vijën në titull ekzekutiv për komisionerin janë vendime të Kolegjit Zgjedhor dhe duhet të pritej vendimi i kolegjit. Argumenti se vendimi ishte i menjëhershëm i zbatueshëm, për ne nuk qëndron deri sa të flasë Kolegji Zgjedhor. Vendimi i KAS u mor dhe komisioneri duhet të priste afatet dhe të shprehet Kolegji Zgjedhor”, tha Nuraj.

Po sipas anëtarit të KAS, Ilir Rusmajli, sipas ligjit “vendimi i KAS është i ekzekutueshëm”.

Teksa i kërkoi përfaqësuesve ligjor të Sali Berishës për dënimin elektoral dhe zgjedhor që regjistrimi i PD në emër të Enkelejd Alibeajt, Nuraj tha se ka nevojë të bëjë një bilanc për këtë.

Gjatë debatit, Rusmajli pyeti nëse kjo po bëhet për “luftë të brendshme në PD”.

Debati në KAS:

Rusmajli: Ju keni kundërshtuar në kolegjin zgjedhor vendimin e KAS, a keni kërkuar ta pezullojë ekzekutimin e vendimit?

Nuraj: Jo

Rusmajli: Kolegji zgjedhor do e marrë në harkun e 10 ditëve vendim dhe kanë kaluar 5. Çështja do të jetë e qartë për të gjithë brenda këtyre ditëve. Çfarë dënimi të pariparueshëm prisni që t’ju ndodh në harkun e kësaj kohe ka mbetur për pezullimin e vendime?

Nuraj: Dëmet po vijën sepse po flitet për një parti politike në të cilën anëtarësia ka vendosur tjetër kryetar. Çështja është ende në gjykatë, ju me regjistrimin e PD keni ndikuar në jetën e partisë politike

Rusmajli: Pra dënimin ju nuk e shihni te zgjedhjet, e shihni te konflikti i brendshëm

Nuraj: Absolutisht edhe te zgjedhjet

Rusmajli: Po dëmi zgjedhor kush është?

Nuraj: Duhet të bëjmë një bilanc


MË SHUME NGA Shqipëri